POPA: BE PRET NGA QEVERIA E RE PËRSHPEJTIMIN E REFORMAVE

BE, pret nga Qeveria e re e Malit të Zi përshpejtimin e reformave politike dhe ekonomike, ka kumtuar shefja e delegacionit të BE në MZ, Oana Kristina Popa. Ajo në emisionin “Fokus” të Televizionit të Malit të Zi, ka deklaruar se nuk duhet harruar që në Mal të Zi ekziston një përkrahje e madhe për anëtarësim në BE dhe se qytetarët dëshirojnë që shteti të zënë vendin e merituar në familjen Evropiane. “Andaj presim që Qeveria e re ti përshpejtojë reformat politike dhe ekonomike dhe të përparojë më tepër në ato fusha ku nuk është shënuar përparim i mjaftueshëm. Njëkohësisht, të vazhdojë punën mbi themelet e veprimtarisë së administratës së mëparshme”, ka theksuar Popa. Ajo, siç transmeton Portali i RTMZ, ka theksuar se progresi në rrugën drejtë anëtarësimit në BE, kërkon një administratë funksionale publike. Ajo ka shtuar se Mali i Zi, nuk është vetëm shtet me një trashëgimi të pasur kulturore, por edhe shoqëri e cila shikon drejtë të ardhmes.

SHARE