PARTITË KOMBËTARE DUHET TË BASHKËPUNOJNË ME QEVERINË

Partitë kombëtare duhet të bashkëpunojnë me qeverinë, e cila u zgjodh nga vullneti i popullit në zgjedhje demokratike dhe të ndershme, tha bartësi i Listës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, duke deklaruar se Kryeministri i caktuar Zdravko Krivokapiq e informoi atë se kërkesat e kësaj liste janë të pranueshme.

Lista shqiptare mori mbështetje të madhe nga shqiptarët për realizimin e platformës politike që u paraqitën Qeverisë.

“Ne jemi të mendimit që partitë kombëtare nuk kanë nevojë dhe nuk kanë një orientim, për të përfaqësuar popullin e tyre përmes veprimtarive të forta opozitare, por duhet të bashkëpunojnë me qeverinë e zgjedhur nga populli,” tha Gjeloshaj.  

Ai rikujtoi se përfaqësuesit e Listës Shqiptare biseduan me Kryeministrin, i cili mbështetet nga shumica e deputetëve të zgjedhur nga populli në Parlamentin e Malit të Zi, dmth nga 41 deputetë.

Si politikanë të përgjegjshëm, ne i paraqitëm programin votuesve tanë dhe i propozuam Kryeministrit programin tonë që të jetë pjesë e programit të qeverisë së re. Në atë mënyrë, pohon Gjeloshaj, sillen ata që respektojnë votuesit e tyre.

“Mandatari më informoi se kërkesat tona janë të pranueshme për të qenë pjesë e programit të Qeverisë së re, të modifikuara në përputhje me Kushtetutën e Malit të Zi dhe ligjet përkatëse. Me propozimet tona, në Mal të Zi, niveli i demokracisë mund të jetë vetëm një nivel më i lartë,” thekson Gjeloshaj.

Ai më tej shtoi se pranimi i propozimeve të Listës Shqiptare nuk do të thotë që do të jenë pjesë e Qeverisë, por është detyrim i tyre të luftojnë që përcaktuesit e programit që ata përfaqësojnë të pranohen nga shumica e re dhe të mos veprohet në mënyrë të papërgjegjshme dhe të lihen kërkesat në pritje dhe njerëzit të bllokuar!  

“Në këtë moment, nuk ka aspak rëndësi nëse do të kemi zgjidhje të personelit në qeveri, por gjëja më e rëndësishme është fakti që ne e kemi arritur këtë përmes dialogut, dhe dialogu është mënyra e vetme e mundshme e bashkëpunimit. Duke pranuar dialogun, ne u dërguam një mesazh votuesve që do të vazhdojmë t’i përfaqësojmë ata me përgjegjësi dhe të kërkojmë, për veten e tyre, përmirësim, kryesisht në aspektin ekonomik,” tha Gjeloshaj.

Siç deklaroi ai, Lista Shqiptare është një subjekt politik serioz dhe i përgjegjshëm, “nuk është punë e askujt dhe nuk duhet të jetë, sepse ne u përgjigjemi votuesve që vazhdimisht na zgjedhin, ne u përgjigjemi popullit tonë dhe ne kemi një detyrim për të përmirësuar jetën e bashkatdhetarëve tanë dhe të gjithë qytetarëve të Malit të Zi.”

“Ne përpiqemi të bëjmë një ndryshim në lidhje me shumicën e subjekteve politike, sepse kemi kërkesa programore që përfaqësojnë postulat që nuk vihen në diskutim, dhe jo zgjidhje personeli që i përshtaten individëve. Qëllimi është uniteti dhe përfaqësimi i mirë i interesave të popullit tonë,” tha Gjeloshaj.

Përfaqësuesit e Listës Shqiptare theksojnë se i shikojnë të gjithë në sy, veçanërisht këdo që dëshiron të bashkëpunojë me ndershmëri.

“Bashkëpunimi është mundësia dhe vendimi ynë, ne nuk i detyrohemi askujt asgjë përveç votuesve tanë që na mbështetën për të realizuar programin. Kështu planifikojmë të punojmë edhe në të ardhmen, me sinqertitet për shkak të vehtës, familjeve tona dhe njerëzve tanë përfaqësuesit e të cilëve jemi ne,” përfundoi Gjeloshaj.

SHARE