REALIZOHET AKTIVITETI I RADHËS ,,TË BARABARTË DHE PA DISKRIMINIM”

OJQ ,,Fëmijët e Malit të Zi” në bashkëpunim me Komuna e Tuzit, realizuan sot në qendër të Tuzit, aktivitetin e radhës, ,,Të barabartë dhe pa diskriminim”. Aktiviteti kishte për qellim, promovimin e planit për personat me aftësi të kufizuar, në mënyrë që ata të jenë pjesëmarrës aktiv në të gjitha fushat e jetës sociale. Nisur nga kjo, një ndër angazhimet kryesore të Komunës së Tuzit është zbatimi i atyre politikave, të cilat sigurojnë të drejta dhe mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët e saj, pavarësisht nga mosha, gjinia, raca, religjioni, kufizimet e aftësisë etj.

SHARE