Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik, kanë përfunduar analizat e 764 mostrave për koronavirusin e ri, ku janë regjistruar 211 raste të reja pozitive të infektimit, ndërsa në Tuz është shënuar 1 rast. Nga rezultatet e fundit, në 24 orët e fundit janë raportuar 4 vdekje tek pacientët pozitivë me COVID19 nga Tuzi (1) dhe Podgoricë (3). Në 24 orët e fundit janë shëruar 154 pacientë. Aktualisht në Mal të Zi raste pozitive me COVID19 janë 4094, ndërsa në Tuz janë gjithsej 20 raste aktive.