COVID-19 NË SHQIPËRI: MASKAT, OBLIGATIVE – GJOBAT DERI NË 40 EURO

Në përpjekje për ta parandaluar valën e dytë të pandemisë dhe numrit të rritur të infektimeve me COVID-19 gjatë kësaj jave, nga dita e enjte në Shqipëri mbajtja e maskave në ambiente të hapura dhe të mbyllura është obligative. Kjo masë është ndërmarrë në kuadër të një vendimi të qeverisë krahas gjobave, pagesa për të cilat, siç ka bërë me dije kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, qytetarëve do t’iu shkojë bashkë me faturën e dritave, në mënyrë që mos të ketë si të shmanget gjobitja. Si shumë vende në kontinentin evropian, Shqipëria këto ditë ka shënuar rritje rekorde të rasteve të infektimit me COVID-19. Vendimi i Qeverisë së Shqipërisë për rikthimin e masave për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19, pason rritjen e rasteve me të infektuar. Gjoba, në rast të shkeljes së kësaj mase, variron nga 3 deri në 5 mijë lekë (25 – 40 euro). Paga mestare mujore në Shqipëri është rreth 51 mijë lekë (411 euro). Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një mesazhi në faqen e tij në Facebook, u ka bërë thirrje qytetarëve për mbajtjen e maskës, si e vetmja barrierë mbrojtëse ndaj virusit, ndërsa e ilustroi rrezikun e COVID-19 duke sjellë pamje nga pandemia e gripit spanjoll të vitit 1928 që vrau 50 milionë njerëz, “ pjesën dërmuese prej të cilëve, gjatë valës së dytë, si pasojë edhe e mosrespektimit masiv të rregullave pas hapjes së parë”. Vendimi i qeverisë për mbajtjen e maskës në të gjitha ambientet jashtë shtëpisë, është kritikuar nga opozita në vend.

SHARE