GJUKANOVIQ BËRI THIRRJE PËR KONSULTIME MBI KRYEMINISTRIN E ARDHSHËM

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, dërgoi një ftesë për konsultime mbi mandatarin për përbërjen e Qeverisë së Malit të Zi. Siç u njoftua nga Kabineti i Presidentit, ftesa iu dha mbajtësve të listës së koalicioneve “Për të Ardhmën e Malit të Zi”, Zdravko Krivokapiq, “Paqja është kombi ynë”, Alleksa Beçiq dhe “E zeza mbi të bardhë,” Dritan Abazoviq. Data e planifikuar për konsultime është e enjte, 8 tetor, në ora 11 të mëngjesit, u njoftua nga zyra e Gjukanoviq. “Pas konsultimeve, Presidenti do të paraqesë propozimin, në përputhje me Kushtetutën, në Parlamentin e Malit të Zi,” u shtua në deklaratë.  Të rikujtojmë, se  në seancën konstituive të Parlamentit, më 23 shtator, shumica e re parlamentare zgjodhi Zdravko Krivokapiq si kandidatin e tyre për kryeministër. Propozimi për kryeministrin e caktuar u nënshkrua nga 41 deputetë.

SHARE