KREU I PRESIDENCËS SË BOSNJES: DO HAPIM AMBASADË NË TIRANË

Kreu i Presidencës së Bosnje-Hercegovinë, Sherif Xhaferoviç në një konferencë të përbashkët me Presidentin Ilir Meta ka thënë se do të hapet një ambasadë e Bosnje-Hercegovinë në Tiranë. Ai theksoi se të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe Shqipëria për të rritur marrëdhëniet e bashkëpunimit me njëra-tjetrën. Edhe vetë presidenti Meta theksoi se kjo është një lëvizje e duhur dhe se ishte kundër mbylljes së ambasadës shqiptare në Sarajevë, dhe i kërkon qeverisë aktuale në Shqipëri ta rihapë para 25 prillit. Pas zgjedhjeve Meta siguron se do të hapet patjetër ambasada shqiptare në Bosnje-Hercegovinë.

SHARE