Kryesia e Partisë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi, në seancën e vet të kryesuar nga kryetari i saj, Millo Gjukanoviq dha pëlqimin për propozimet e grupeve punuese të këshillit komunal të PDS-së në Tuz dhe vendosi që kandidati për kryetar të komunës së Tuzit, komunë në kuadër të Kryeqytetit, të jetë Kryetari aktual Dr. Abedin Axhoviq.
Në seancën e Kryesisë së këtij subjektit, pati edhe biseda mbi rezultatet zgjedhore të zgjedhjeve lokale në komunën e Ulqinit.
“Duke u nisur nga fakti se PDS, është fituesi i zgjedhjeve në Ulqin, Kryesia mbështeti Këshillin Komunal të PDS-së, së Ulqinit,që të fillojë procedurën e formimit të një koalicioni sa më parë që të jetë e mundur, me qëllim të krijimit të një qeverisjeje lokale dhe të fillimit të zbatimit të programit zgjedhor të PDS-së, e cila mori mbështetjen më të madhe të qytetarëve të Ulqinit “, kumtuan nga PDS-ja.
Po ashtu PDS, mori vendim që Kryetar i komunës së Cetinës të jetë Aleksandar Kashqelan.