PRESIDENTI I MALIT TË ZI DO TA PROPOZOJË MANDATARIN DERI ME 23 TETOR

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq do ta propozojë mandatarin për formimin e Qeverisë së re deri me 23 tetor, ju tha agjencisë Mina nga kabineti i presidentit. “Presidenti i Malit të Zi, në pajtim me Kushtetutën dhe autorizimet që ka, do të zhvillojë procedurat e parapara dhe do ta propozojë mandatarin për formimin e Qeveris në afatin e paraparë, 30 ditë nga dita e konstituimit të Kuvendit”, u tha nga kabineti i presidentit. Të rikujtojmë se dje 41 deputetët e shumicës së re parlamentare kanë përkrahur, me nënshkrimet e veta, bartësin e listës, “Për të ardhmen e Malit të Zi”, Zdravko Krivokapiq, për mandatar të Qeverisë së re. Mandatari ja paraqet Kuvendit programin e tij dhe propozon përbërjen e kabinetit. Për programin e Qeverisë dhe propozimin për përbërjen e Qeverisë, Kuvendi deklarohet njëkohësisht.     

SHARE