NESËR TAKIM I MINISTRAVE TË JASHTËM TË NISMËS SË EVROPËS QENDRORE

Takimi i ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore, brenda presidencës malazeze të asaj organizate rajonale, do të mbahet nesër në formatin e një video konference. Siç u njoftua nga Ministria e Punëve të Jashtme, takimi do të hapet nga shefi i diplomacisë malazeze, Srgjan Darmanoviq dhe fokusi do të jetë në temën “Rajoni Nismës së Evropës Qendrore – kalimi në një normalitet të ri”. Takimi do të ndiqet nga Komisioneri i BE-së për Politikën e Fqinjësisë dhe Zgjerimit Oliver Varheli dhe Drejtori Rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën Hans Kluge, si dhe krerë të diplomacisë dhe përfaqësues të lartë të vendeve anëtare dhe Sekretariatit të kësaj organizate. “Masat dhe aktivitetet që janë kryer për të zgjidhur pasojat e pandemisë së koronavirusit do të merren parasysh. Gjithashtu, pjesëmarrësit do të shkëmbejnë mendime mbi modalitetet për forcimin e lidhjeve dhe shqyrtimin e perspektivave të reja për bashkëpunim në mënyrë që të forcojnë më tej CEI,” thuhet në deklaratë. Mali i Zi do të paraqesë një program të azhurnuar të presidencës së CEI në 2020 dhe do të diskutojë aktivitetet e reja brenda fondeve, programeve dhe projekteve të CEI. Anëtarët e CEI janë Shqipëria, Bjellorusia, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Mali i Zi, Republika Çeke, Kroacia, Italia, Hungaria, Maqedonia Veriore, Moldavia, Polonia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Serbia dhe Ukraina. Mali i Zi po kryeson Nismën nga janari deri në dhjetor të këtij viti.

SHARE