UNIVERZITETI I PRISHTINËS HAP DYERT PËR STUDENTËT E RINJ, DO TË PRANOHEN 6 638 STUDENTË

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka hapur konkursin për pranimin e studentëve të rinj në vitin akademik 2020/2021, ku këtë vit akademik është paraparë që të pranohen 6 mijë e 638 studentë në 14 njësi akademike. Nga numri prej 6 mijë e 638 studentëve, UP ka paraparë që deri në 12 përqind apo deri në 787 studentë të jenë nga komuniteti joshumicë. Po ashtu, është paraparë edhe regjistrimi i studentëve që vijnë nga Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe nga Lugina e Preshevës. Provimet pranuese për shkak të pandemisë COVID-19, do të mbahen në katër ditë të ndryshme, me qëllim që njësitë akademike të kenë hapësira të mjaftueshme për të organizuar testimin. Konkursi për pranimin e studentëve të rinj në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, do të jetë i hapur deri më 30 shtator, ndërsa ende nuk dihet kur do të mbahet afati i dytë për pranimin e studentëve.

SHARE