ZENKA: I VETMI OPSION I PRANUESHËM, QEVERIA E PAKICËS ME MBËSHTETJE TË PDS

Përfaqësuesi i Koalicionit “Bashkë një za” dhe njëherësh Ministër i të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave në Mal të Zi, Mehmet Zenka, tha se koalicioni i tij nuk e sheh vetën në kombinime me Frontin Demokratik dhe në takimin me Lëvizjen Qytetare URA theksuan se për ta i vetmi opsion i pranueshëm, është qeveria e pakicës e përbërë nga partitë qytetare dhe partitë e pakicave. Zenka theksoi se koalicioni “Bashkë nji za” pati një takim me përfaqësuesit e LQ URA, në të cilin ata paraqitën idetë e tyre që e pranojnë qeverinë e pakicës me partitë qytetare dhe partitë e pakicave me mbështetjen e PDS-së. “Dhe, për sa i përket koalicionit tonë, ne nuk e shohim veten me Frontin Demokratik dhe me partitë me të cilat nuk kemi absolutisht asnjë pikë të përbashkët në program,” tha Zenka në një intervistë për Standard. I pyetur nëse Zdravko Krivokapiq, për të cilin ka njoftime se do të jetë kryeministri i ri, a do të ishte i pranueshëm për koalicionin shqiptar, Mehmet Zenka përsëriti se koalicioni që ai përfaqëson nuk e sheh se ka vend në kombinime të tilla.

SHARE