INSTITUTI: SOT JANË SHËNUAR 208 RASTE POZITIVE, NIKSHIQ 111

Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik kanë përfunduar analizën PCR të 658 mostrave për koronavirusin e ri ku janë rregjistruar 208 raste pozitive të infeksionit. Rastet e reja janë nga këto komuana: Nikshiq 111, Podgoricë 56, Plevle 27, Berane 9, Tivar 3, Bijello Pole 2. Që nga rezultate e fundit, katër vdekje janë raportuar në pacientë pozitivë me COVID19 nga Herceg Novi, Bijello Pole, Plava dhe Podgorica. Shërimi është raportuar tek 105 pacientë. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive me COVID19 është 2.581.

SHARE