INSTITUTI: 212 TË INFEKTUAR ME KORONAVIRUS

Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik kanë përfunduar analizën PCR të 857 mostrave për koronavirusin e ri, ku janë regjistruar 212 raste të reja pozitive të infeksionit. Rastet e reja janë nga këto komuna: Podgoricë 64, Nikshiq 61, Berane 22, Bijello Pole 17, Rozhaj 16, Tivar 12, Budva 7, Plevle 4, Mojkovc 4, Cetij 3, Kotor 1, Danillovgrad 1.Në Institut janë raportuar tre vdekje në pacientë pozitivë COVID19 nga Tivari, Podgorica dhe Nikshiqi, të trajtuar në Qendrën Klinike të Malit të Zi dhe Spitalin e Përgjithshëm në Nikshiq. Shërimi është raportuar në 128 pacientë. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive COVID19 në Mal të Zi aktualisht është 2,482.

SHARE