INSTUTITI: 230 RASTE TË REJA, NË PODGORICË MË SË SHUMTI 79

Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik kanë përfunduar analizën PCR të 953 mostrave për koronavirusin e ri ku janë shënuar 230 raste të reja pozitive. Rastet e reja janë nga këto komuna: Podgoricë 79, Berane 42, Nikshiq 25, Kotor 22, Tivar 14, Cetij 12, Budva 8, Ulqin dhe Andrijevicë 7, Bijello Pole 6, Herceg Novi 4, Tivat 2, Plav dhe Petnicë nga 1 person. Që nga rezultatet e fundit, tre vdekje janë raportuar në pacientë pozitivë me COVID19 nga Podgorica, Plevla dhe Nikshiqi, të mjekuar në Qendrën Klinike të Malit të Zi dhe Spitalin e Përgjithshëm në Nikshiq. Numri i përgjithshëm i vdekjeve në lidhje me infeksionin COVID-19 që nga fillimi i qershorit është 117 ndërsa që nga fillimi i vitit 126. Shërimi është raportuar në 72 pacientë. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive të COVID19 në Mal të Zi aktualisht është 2401.

SHARE