ME NDARJEN E NJOHURIVE DHE PËRVOJËS MË SHPEJTË NË BE

Drejtoresha e Përgjithshme për Anëtarësim në Ministrinë e Çështjeve Evropiane, Jelena Burzan, deklaroi se Mali i Zi, është i gatshëm që njohuritë dhe përvojat e veta nga procesi i pranimit në BE, ti vënë në dispozicion të kolegëve nga Bosna dhe Hercegovina, me qëllim të përparimit më të shpejtë dhe më efikas drejt anëtarësimit në BE.

Burzan mori pjesë në takimin e parë të Komitetit të Përbashkët midis Malit të Zi dhe Bosnës dhe Hercegovinës, i cili u mbajt në Sarajevë.

“Ajo vuri në dukje se komiteti i përbashkët përfaqëson kuadrin më të mirë për shkëmbimin e njohurive dhe përvojës, sepse na mundëson të mësojmë së bashku dhe të shkojmë më shpejt drejt familjes evropiane”, kumtohet nga Ministria e Çështjeve Evropiane.

Siç shtohet, në  takim janë shkëmbyer përvojat në përkthimin e legjislacionit evropian dhe harmonizimin e rregulloreve malazeze të ligjeve të BE-së, si dhe përdorimin e fondeve nga fondet e Ipe. Pala malazeze gjithashtu paraqiti rezultatet dhe obligimet e ardhshme nga sfera e sundimit të ligjit.

“Burzan theksoi se Mali i Zi ka hapur 30 kapituj negociues, nga të cilët tre janë mbyllur përkohësisht dhe se i kanë dorëzuar pozicionet negociuese  për kapitujt 17 që kanë të bëjnë me Bashkimin Ekonomik dhe Monetar dhe kapitullin 27, të Mjedisit Jetësor, ndërsa po punohet për hartimin e një pozite negociuese për kapitullin 8 , që ka të bëjë me Konkurrencën.

Ajo theksoi se Mali i Zi, ka  hyrë në një fazë të re të procesit të negociatave, që nënkupton mbylljen graduale të kapitullit me etapat e masave përfundimtare “, thuhet në kumtesë.

 

SHARE