MË SË SHUMTI INTERESIM PËR MARRJE TË MBËSHTETJES PËR BLEGTORI

Nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të MZ, kumtuan se fermerët në komunat e Plavës dhe Gucisë, ishin të pranishëm në prezantimin e Agrobuxhetit,i cili u mbajt sot në atë komunë.

Siç theksojnë interesim më të madh kishin në rast të mundësisë për marrjen e mbështetjes për blegtori dhe blerjen e pajisjeve.

“Fermerët në komunat në veri të MZ, ishin më të interesuar për mundësitë e marrjes së përkrahjes në blegtori, siç janë premiumi për qumësht dhe përpunimet në fermat familjare dhe pajisjet për përmirësimin e cilësisë së qumështit dhe mbështetjen për përshtatjen e katundeve malore”, thuhet në kumtesë të ministrisë.

Fermerët kanë treguar interes të madh për të gjitha llojet e mbështetjes të cilët  edhe këtë vit mbështetën fermerët e rinj, domethënë të rinjtë që janë të papunë dhe duan të fillojnë biznes në bujqësi.

Përfaqësuesit e Ministrisë zhvilluan prezantimet e Agrobuxhetit edhe në komunat e Tivarit dhe Ulqinit, të cilët u informuan për të gjitha mundësitë dhe kushtet për marrjen e mbështetjes.

SHARE