EEMZ: NË GUSHT KONSUMI MË I LARTË MESATARË I ENERGJISË ELEKTRIKE ISHTE NË ULQIN

Fatura mesatare e gushtit për energji elektrike për amvisëri në nivelin e Malit të Zi (nëse përjashtohen vendet matëse të palexuara nga objektet që nuk janë vazhdimisht të banuar) është 29,74. Konsumi më i lartë mesatar gjatë muajit të kaluar u regjistrua në Ulqin ku amvisëritë mesatarisht kanë konsumuar energji elektrike me vlerë 38,08 euro, njoftojnë nga Elektroekonomia e Malit të Zi.

SHARE