ABAZOVIQ: KRYEMINISTRI TË JETË ME ORIENTIM QYTETAR

Mbajtësi i listës “E zeza në të bardhë”, Dritan Abazoviq, deklaroi se personalisht beson se Kryeministri i ri i Malit të Zi duhet të jetë dikush me orientim qytetar, progresiv i cili do të ishte një reklamë e mirë për Malin e Zi dhe në botë në vetë Malin e Zi, duke deklaruar se është shumë herët të flitet për zgjidhje personale. Në një intervistë për numrin e ri të së përjavshmes NIN, Abazoviq gjithashtu deklaroi se qeveria e përbërë nga tre lista fituese të opozitës do të bjerë nëse tradhtojnë marrëveshjen e ndërsjellë. Duke folur nëse disa çështje, të tilla si Kosova ose NATO, do të bëhen pika grindjeje, ai deklaroi se “është e pamundur të hysh në kokat dhe zemrat e njerëzve dhe të ndryshosh se si ndihen ata”. “Të mendosh ashtu është diletantizëm,” tha ai. “Por kjo nuk do të thotë se është e pamundur të biesh dakord mbi parimet e formimit të një qeverie të re,” tha Abazoviq, i cili nënshkroi një marrëveshje koalicioni mbi qeverinë e re me dy udhëheqësit e tjerë të opozitës – Zdravko Krivokapiq dhe Aleksa Beçiq.

SHARE