ABAZOVIQ: NUK KA DEVIJIM NGA RRUGA PERËNDIMORE

Kreu i Koalicionit “E zeza mbi të bardhë”, Dritan Abazoviq, tha se asgjë që lidhet me interesat kombëtare të Malit të Zi nuk mund të vihet në dyshim. “Ne jemi garantuesi i sovranitetit të Malit të Zi dhe nuk ka asnjë devijim nga kursi perëndimor,” pretendon Abazoviq në një intervistë për Radio Evropa e Lirë. I pyetur nëse ka garanci se partnerët e koalicionit do të respektojnë të gjitha detyrimet ndërkombëtare dhe vendimet e Malit të Zi, përfshirë njohjen e Kosovës, Abazoviq tha se “asgjë në lidhje me interesin kombëtar të Malit të Zi nuk mund të vihet në dyshim, e as detyrimet tona të politikës së jashtme “. Qëllimi ynë, thotë ai, është të jemi anëtar i Bashkimit Evropian “që nuk do të ishim bërë nëse do të kishte qëndruar Qeveria kriminale”. Ai theksoi se pret, një përgjigje pozitive nga partitë e pakicave dhe se ata do të jenë pjesë e shumicës së re: Dora jonë dhe e partnerëve të tjerë është zgjatur. Nuk do të ketë luftë,” pretendon Abazoviq.

SHARE