MINISTRIA SUBVENCIONON PUSHIMET ME PAGESË PRINDËRVE PËR SHTATOR

Për shkak të vendimit të Ministrisë së Arsimit për shtyrjen e fillimit të vitit shkollor për 1 tetor, Ministria e Ekonomisë do të subvencionojë lejen me pagesë për shtatorin prindërve të fëmijëve deri në moshën 11 vjeçare. “Ministria aktualisht po paguan subvencione për pagat e gushtit për prindërit që përdorin mundësinë e pushimit me pagesë për tu kujdesur për fëmijët deri në moshën shtatë vjeç,” thuhet në llogarinë e Ministrisë në Twitter.

SHARE