GJELOSHAJ: GËZUAR DITA E KOMUNËS!

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, uron të gjithë qytetarët me rastin e Ditës së Komunës së Tuzit. “Komuna jonë për herë të dytë feston datën e cila shënon ekzistencën dhe aspiratat tona, si dhe të ardhmen,” thekson Gjeloshaj. Siç thotë fjala e urtë “heronjtë njihen në ditët e vështira”, kjo thënie përshkruan gjithashtu një periudhë sfiduese të përballjes me pandeminë që për komunën e Tuzit ishte e vështirë por edhe e suksesshme. Gjeloshaj shton kemi arritur që me forca të përbashkëta, mirëkuptim dhe tolerancë t’i përballojmë sfidat. Kjo është diçka e njohur dhe e trashëguar për ne e që është karakteri i “besës” në komunën tonë. “Së bashku ndërtojmë jetën e përditshme dhe të nesërmen më të mirë, ne punojmë në interes të qytetarëve, në interes të fëmijëve tonë. Dëshiroj që kjo festë të shënohet përmes atyre vlerave që na karakterizojnë e që janë respekti, mirëkuptimi dhe vlerësimi i ndërsjellë. Gëzuar Dita e komunës!” thuhet në urimin e Gjeloshaj.

SHARE