AMBASADA E SHQIPËRISË NË PODGORICË URON DITËN E KOMUNËS SË TUZIT

Ambasada e Shqipërisë në Podgoricë uron qytetarët e Tuzit me rastin e Ditës së Komunës. Nga Ambasada theksojnë se kjo është një ditë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët dhe jo vetëm një festë kalendarike. “Dita e Komunës mbart një simbolike të rëndësishme, pasi vjen në një kohë kur prej më shumë se një viti ajo administrohet me sukses nga Forumi Shqiptar. Komuna e pavarur dhe administrimi me sukses i saj është tregues i pjekurisë politike të udhëheqësve te faktorit politik shqiptar dhe evidence e shkëlqyer e bashkëpunimit dhe bashkëjetesës shembullore midis shqiptarëve, malazezëve dhe grupeve të tjera etnike, për të ardhmen dhe prosperitetin e Tuzit. Gëzuar dhe suksese të mëtejshme!” thuhet në urimin e Ambasadës së Shqipërisë në Podgoricë.

SHARE