ËSHTË KRIJUAR BAZA JURIDIKE PËR PAGESËN E 40,5 MILION EUROVE

Qeveria e Malit të Zi ka miratuar marrëveshje financiare me Komisionin Evropian, me ç’gjë është krijuar baza juridike për ndarjen e mbështetjes buxhetore nga BE në shumë prej 40,5 milion eurosh, si përgjigje ndaj epidemisë së koronavirusit. Nga Sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë është kumtuar se Qeveria ka miratuar plotësimin e marrëveshjes financiare për programin IPA 2016, si dhe marrëveshjet tjera financiare për programet IPA 2019 dhe IPA 2020. Komisioni Europian duke vlerësuar angazhimet e Qeverisë në zbatimin e masave ka miratuar vendimin që të mbështesë financiarisht Malin e Zi, e që paraqet mirëbesimin e BE-së ndaj veprimeve me përgjegjësi të Qeverisë. Këto mjete, siç njoftojnë nga Qeveria do të orientohen si mbështetje buxhetore për bashkëfinancimin e masave të Qeverisë në kuadër të tri paketave të masave mbështetëse për ekonominë dhe shoqërinë në kuadër të përgjigjes gjatë përhapjes së epidemisë nga coronavirusi.

SHARE