ISHP: 55 TË INFEKTUAR ME KORONAVIRUS

Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik kanë përfunduar analizën PCR të 562 mostrave për koronavirusin e ri, në mesin e të cilave janë regjistruar 55 raste të reja pozitive të infeksionit.

Në mesin e 55 rasteve të reja të zbuluara sot, gjindet një person nga Tuzi.

Në Institut është raportuar se janë shëruar edhe 78 pacientë.

Aktualisht në Mal të Zi janë 853 raste aktive, 3 raste aktive në Tuz.

SHARE