INSTITUTI: 35 RASTE TË REJA ME KORONAVIRUS

Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik kanë përfunduar analizën PCR të 422 mostrave për koronavirusin e ri, në mesin e të cilave janë zbuluar 35 raste të reja pozitive të infeksionit. Asnjë vdekje nuk është raportuar që nga rezultatet e fundit në pacientët e infektuar me SARS-CoV-2. Numri i përgjithshëm i vdekjeve të lidhura me COVID-19 që nga fillimi i Qershorit është 75 dhe që nga fillimi i vitit 84. Shërimi është raportuar në 64 pacientë. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive të COVID19 në Mal të Zi është aktualisht 874.

SHARE