NUK KA SEZON APO INTERES PËR TË UDHËTUAR

Nuk ka sezon turistik në Mal të Zi këtë vit, ka shumë pak interes për udhëtime, tha kryetari i Shoqatës së Agjencive Turistike të Malit të Zi, Orhan Hoxhiq.

Ju kujtojmë se të dhënat e fundit nga Banka Qëndrore e Malit të Zi tregojnë se, për shkak të pasojave të shkaktuara nga pandemia e virusit të koronës, llogaritë e të paktën katër agjencive të udhëtimit në Mal të Zi janë bllokuar.

Duke komentuar atë informacion në Televizionit të Malit të Zi, Hoxhiq thotë se është vetëm një numër i vogël në lidhje me atë që presin agjensitë e udhëtimit në periudhën e ardhshme.

SHARE