Ministri i Shëndetësisë së Malit të Zi, Kenan Hrapoviq, njoftoi ndërtimin e një spitali rajonal për Kotor, Tivat, Budva dhe Herceg Novi, i cili siç theksoi ai do të kontribuojë në një valorizim edhe më të mirë të potencialit turistik të vendit dhe do të tregojë orientimin e Malit të Zi drejt turizmit shëndetësor.
Në periudhën e kaluar, përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë, siç shtoi ai, biseduan intensivisht me investitorë të mundshëm të huaj, të cilët janë të interesuar të marrin pjesë në realizimin e idesë me shtetin, përmes modelit të partneritetit privat-publik.