KOMUNA E TUZIT SIGURON LIBRA FALAS PËR NXËNËSIT E SHKOLLAVE FILLORE NGA KLASA E I – IX

Komuna e Tuzit, ka siguruar mjetet për financimin e të gjitha teksteve shkollore për nxënësit e shkollave fillore nga klasa e parë deri në klasën e nëntë.

“Duke kuptuar gjendjen e vështirë të prindërve, për të përgatitur fëmijët për vitin e ri shkollor, jemi angazhuar maksimalisht, që së paku në këtë mënyrë të u‘a lehtësojmë këtë barrë,” thekson Gjeloshaj.

Ai shton se edhe pse Komuna e Tuzit është komuna më e re në Mal të Zi, kjo është ndër komunat e pakta që realizojnë një investim të tillë.

“Me shpresë që mësimi i rregullt do të filloj në shtator, të gjithë nxënësve u dëshirojmë suksese në mësime” kumtuan nga Komuna e Tuzit.

SHARE