NESËR HAPEN KUFIJTË ME VENDET E RAJONIT

Mali i Zi nesër do të hap kufijtë me vendet e rajonit – Serbinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, paralajmëroi drejtori i Institutit për Shëndetin Publik Dr. Boban Mugosha.

Ai duke marr pjesë në emisionin e mëngjesit në Televizionin Vjesti ka theksuar se për hyrje në Mal të Z i me siguri do të nevojitet testi negativ PCR.

Sipas fjalëve të tij , ky vendim për hapjen e kufijve është sjell me kërkesën e ekonomisë turistike.

Ai ka theksuar se Mali i Zi ka hyrë në fazën në të cilën transmetimi lokal i virusit është akoma i lartë , por është nën kontroll të plotë.

Mugosha konsideron se mbajta e zgjedhjeve me 30 gusht nuk do të ndikojë në rrjedhën e ekonomisë.

“Nëse i respektojmë masat e parapara , mbajtjen e maskave dhe ruajtjen e distancës fizike dhe sociale , atëherë zgjedhjet nuk mund të kenë ndikim të madh dhe nuk do të ekzistojnë shkaqe për infektime të larta të njerëzve,“ ka theksuar ai.

Ai ka shtuar se deri në fund të javës së ardhshme do të kenë rekomandime konkrete për hapjen e shkollave dhe se kopshtet , siç ka shtuar , me siguri do të fillojnë të punojnë prej muajit shtator.

SHARE