Komisioni Evropian është i kënaqur me zgjedhjet inkluzive dhe kredibël të cilat do të mbahen në pajtime me standardet ndërkombëtare dhe në pajtim me kornizën kushtetuese dhe juridike të Malit të Zi.
Këtë e ka deklaruar Ana Pisonero, zëdhënëse e Komisionit Evropian duke u përgjigjur në pyetjen të komentojë rekomandimet e Komisionit zgjedhor të shtetit, sipas të cilave të prekurit nga korona virusi nuk do të mund të votojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
“Jemi të kënaqur me zgjedhjet inkluzive dhe kredibël të cilat do të mbahen në pajtim të standardet ndërkombëtare dhe në pajtim me suazën kushtetuese dhe juridike të Malit të Zi”, ka theksuar Pisonero.
Komisioni Evropian, siç ka shtuar ajo, përshëndet dërgimin e Misionit special të ODIHR-it për mbikëqyrjen e zgjedhjeve, në veçanti duke pasur parasysh sfidat e shkaktuara nga Covid-19.
“Analizat dhe konkluzionet e tyre do të jenë element i rëndësishëm i vlerësimit të BE për vlerësimin e zgjedhjeve”, ka theksuar Pisonero.
Të përkujtojmë se zëdhënësi i Komisionit Zgjedhor të Shtetit Mersudin Dautoviq ka theksuar se qytetarët me të drejtë vote, të cilët në ditën e zgjedhjeve me 30 gusht do të jenë në shërim spitalor, si pasoj e infektimit me korona virus, nuk do të mund ta realizojnë të drejtën zgjedhore.
Ndaj këtij vendimi kanë reaguar OJQ dhe partitë politike , të cilat nga Gjyqi kushtetues së kanë kërkuar që ta shfuqizojë këtë vendim të KZSH-së, duke theksuar se fjala është për shkeljen e kushtetutës.