MALIT TË ZI I SHTOHEN EDHE 57 MILIONË EURO NGA PLANI I RRITJES

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Mali i Zi ka arritur rezultatin më të mirë në zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, krahasuar me pesë vendet për të cilat Komisioni Evropian prezantoi të dhënat në takimin e ministrave të Çështjeve Evropiane në Tiranë.

Ministrja e Çështjeve Evropiane, Maida Gorçeviq, deklaroi se Mali i Zi gjatë katër periudhave të para të raportimit ka përmbushur 63 nga 67 hapat e reformave të parashikuara, përkatësisht 94 për qind të tyre.

Si rezultat i rishpërndarjes së fondeve të Planit të Rritjes në favor të vendeve që kanë shënuar përparimin më të madh në zbatimin e reformave, Mali i Zi mund të përfitojë edhe rreth 57.5 milionë euro shtesë.

Kështu, shuma e parashikuar fillimisht prej 383.5 milionë eurosh do të rritej në rreth 441 milionë euro.

SHARE