Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Qeveria e Malit të Zi ka miratuar sot Projektligjin për Buxhetin e vitit 2027, si dhe Vendimin për huamarrje, me një vlerë të përgjithshme të projektuar prej rreth 5.03 miliardë eurosh.
Sipas të dhënave të publikuara nga “Vijesti”, nga buxheti i përgjithshëm, 1.78 miliardë euro janë parashikuar për buxhetin rrjedhës, 61.21 milionë euro për rezervat, 1.64 miliardë euro për fondet shtetërore dhe 304.4 milionë euro për buxhetin kapital.
Deficiti buxhetor për vitin 2027 parashikohet të jetë 539.7 milionë euro.
Ndërkohë, sipas informacioneve jozyrtare të “Vijesti”, nevojat për financimin e buxhetit gjatë këtij viti arrijnë në 1.8 miliardë euro.
Ministria e Financave njoftoi se dokumentet do t’i prezantohen publikut pas përfundimit të harmonizimeve të nevojshme teknike.
Qeveria ka tejkaluar afatin ligjor të 15 nëntorit për dorëzimin e projektbuxhetit në Kuvendin e Malit të Zi.
Ministria e Financave më herët kishte paralajmëruar se afatet do të respektoheshin, por deri më tani nuk ka dhënë shpjegime për vonesën.









