Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik kanë përfunduar analizën PCR të 460 mostrave për koronavirusin e ri që nga rezultatet e fundit, ndër të cilat janë zbuluar 65 raste të reja pozitive të infeksionit.
Të infektuarit e rinjë janë: Nikshiq 19, Podgoricë 15, Bijello Pole 9, Rozhaj 8, Beranë 6, Ulqin 3, Tivar 1, Mojkovc 1, Budva 1, Herceg Novi 1, Cetij 1.
Që prej analizave të fundit, dy vdekje janë raportuar në Institut në pacientët nga Podgorica dhe Nikshiqi.
Është raportuar rikuperimi i 80 pacientëve.
Numri i përgjithshëm i rasteve aktive të COVID19 në Mal të Zi aktualisht është 1102.