Foto: Ilustrim
Çmimet e të gjitha llojeve të karburanteve në Mal të Zi janë ulur nga sot. Eurosuper 95 dhe 98 janë liruar për shtatë centë për litër, ndërsa Eurodizeli për tre centë dhe vaji për ngrohje për pesë centë.
Sipas çmimeve të reja, një litër Eurosuper 95 do të kushtojë 1.63 euro, Eurosuper 98 do të jetë 1.66 euro, Eurodizeli 1.92 euro, ndërsa vaji për ngrohje 1.85 euro.
Nga Ministria e Energjisë dhe Minierave bëhet e ditur se çmimet e reja do të vlejnë deri më 23 nëntor.
Ulja është bërë në bazë të përllogaritjes së rregullt dhe vendimit të Qeverisë për uljen e akcizës për Eurodizelin.
Përllogaritja e ardhshme e çmimeve do të bëhet më 23 nëntor, ndërsa tarifat e reja do të hyjnë në fuqi më 24 nëntor.










