QEVERIA RRIT ÇMIMET MAKSIMALE TË PELETIT

Foto: Ilustrim

Qeveria e Malit të Zi ka rritur për 50 euro për ton çmimet maksimale të shitjes me pakicë të peletit.

Sipas vendimit të ri, një ton pelet i klasës A2 mund të kushtojë deri në 300 euro, ndërsa ai i klasës A1 deri në 320 euro. Deri më tani, çmimi maksimal ishte 250 euro për ton për klasën A2 dhe 270 euro për klasën A1.

Çmimet e reja vlejnë për të gjitha llojet e paketimit dhe përfshijnë TVSH-në. Vendimi është miratuar në mbledhjen e fundit të Qeverisë dhe do të hyjë në fuqi një ditë pas publikimit në Fletoren Zyrtare të Malit të Zi.

SHARE