SPAJIQ MË 26 NËNTOR PËRGJIGJET PARA DEPUTETËVE

Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, më 26 nëntor do t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve në një seancë të posaçme të Kuvendit, e cila i kushtohet orës së kryeministrit.

Sipas njoftimit për mbajtjen e seancës, kryetari i Kuvendit, Andrija Mandiq, ka rikujtuar se deputetët duhet t’ia dorëzojnë pyetjet kryeministrit të paktën 72 orë para fillimit të seancës.

Në rendin e ditës janë paraparë edhe pyetjet e deputetëve drejtuar ministrave të Qeverisë.

Seanca e posaçme është caktuar të fillojë në orën 09:30, ku pritet që Spajiq të japë përgjigje për çështje të ndryshme me interes për qytetarët dhe punën e institucioneve.

SHARE