FATURA MESATARE E RRYMËS NË TETOR ISHTE 31,38 EURO

Foto: Ilustrim

Fatura mesatare e energjisë elektrike për amvisëritë në Mal të Zi gjatë muajit tetor ishte 31,38 euro, njoftoi Elektroekonomia e Malit të Zi.

Faturën deri në 30 euro do ta kenë 64,05% e amvisërive, ndërsa 18,43% do të paguajnë nga 30 deri në 50 euro.

Fatura mbi 100 euro do t’u faturohet vetëm 3,82% e amvisërive.

Fatura mesatare më e ulët u regjistrua në Herceg Novi, me 24,6 euro, ndërsa më e larta në Nikshiq, me 37,32 euro.

Sipas EEMZ, gjatë tetorit amvisëritë kanë konsumuar 111,95 milionë kilovatë-orë energji elektrike, 7,75% më pak se në shtator dhe 4,66% më pak krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

SHARE