Foto: Gradski.me
Në Komunën e Tuzit, shërbimi i mjekut të përzgjedhur për të rritur, gjatë festës së Ditës së Njegoshit, do të jetë në dispozicion në objektin shëndetësor në Tuz, nga ora 07:00 deri në 15:00.
Ndërkohë, në Podgoricë, mjekët e përzgjedhur për të rritur dhe fëmijë do të punojnë vetëm në objektin shëndetësor “Bllok V”, në dy ndërrime: nga ora 07:00 deri në 14:00 dhe nga ora 14:00 deri në 21:00.
Në objektin shëndetësor “Gollubovc”, në Komunën e Zetës, orari i punës do të jetë nga ora 07:00 deri në 15:00.
Qendra për Diagnostikë Laboratorike në “Bllok V” do të punojë nga ora 07:00 deri në 21:00, ndërsa marrja e mostrave në shtëpitë e pacientëve do të organizohet sipas orarit të zakonshëm të ditëve të punës.
Njësia e patronazhit do të vazhdojë punën sipas orarit të rregullt.
Edhe gjatë ditëve të festës, kërkesat për shërbime do të pranohen në objektin shëndetësor “Bllok V”, nga ora 07:00 deri në 19:00.
Ndërsa terapia për pacientët në shtëpitë e tyre, me udhëzim të mjekut të përzgjedhur, do të ofrohet çdo ditë në të njëjtin orar.










