NËNSHKRUHET KONTRATA PËR RIKONSTRUKSIONIN E RRUGËS NË DINOSHË DHE VUKSANLEKAJ-NARHELM

Komuna e Tuzit njofton se sot u finalizuan dy kontrata shumë të rëndësishme për infrastrukturën e Malësisë.

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, lidhi sot kontratë me “Avio Petrol sh.p.k “ , për Rikonstruksion të rrugës pranë Xhamisë së Dinoshës, me vlerë prej 178.343,48€, si dhe kontratë me “Tehnoput MNE sh.p.k. “, për rikonstruksionin e rrugës Vuksanlekaj-Narhelm me vlerë prej 124.146,00€.

Nga Komuna theksojnë se investime të tilla infrastrukturore do vijojnë të jenë prioritet i veprimtarisë së tyre.

SHARE