Papa Françesku ka caktuar gjashtë gra për të mbikëqyrur financat e Vatikanit, dhe kjo është në një farë mënyre një veprim historik, pasi deri më tani grave nuk u janë besuar role më të rëndësishme në Kishën Katolike.
Emërimet janë një hap i rëndësishëm në përmbushjen e premtimit që Papa ka bërë, dhe kjo do të thotë që gratë do të vendosen edhe në pozitat kryesore, shkruan THEGUARDIAN.
Të gjashtë gratë janë evropiane dhe kanë një prapavijë të mirë në çështjet financiare.
Burrat deri më tani kanë përbërë Këshillit Ekonomik prej 14 anëtarëve.
Sipas Statutit, Këshilli duhet të përfshijë tetë peshkopë që janë gjithmonë burra dhe shtatë persona/laik që mund të jenë të çdo gjinie.
Sidoqoftë, Papa vendosi për gjashtë gra të afta financiare dhe një laik – ish-menaxheri i përgjithshëm i kompanisë italiane të sigurimeve, Alberto Minali.
Është gjithashtu interesante se emërimet vijnë në një kohë kur Vatikani është duke luftuar me problemet financiare që janë rritur edhe më shumë nga pasojat e pandemisë së coronavirusit dhe rënies së vizitave në muzetë e Vatikanit.