MË SHUMË TË SHËRUAR SE SA TË INFEKTUAR

Numri i rasteve aktive të infeksionit koronavirus në Mal të Zi është ulur me 873 në nëntë ditët e fundit, sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).

Sipas ISHP-së, aktualisht ka 1,242 raste aktive me Covid19 në vendin tonë.

Nëntë ditë më parë, më 28 korrik, numri i rasteve aktive ishte 2,115.

Që nga fillimi i vitit, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infeksionit me virusin e ri të koronës është 3,480.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve të lidhura me Covid19 që nga fillimi i qershorit është 51, dhe që nga fillimi i vitit 60.

Rastet aktive, të shëruarit dhe të vdekurit nga fillimi i qershorit nga komunat janë paraqitur në tabelën mëposhtë:

SHARE