KUVENDI I MALIT TË ZI MIRATON NDRYSHIMET KUSHTETUESE

Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore

Kuvendi i Malit të Zi ka miratuar ndryshimet kushtetuese që parashikojnë heqjen e imunitetit për presidentin dhe anëtarët e Qeverisë në rastet e veprave penale që lidhen me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe korrupsionin.

Për projekt-amendamentin 22 votuan 62 deputetë, pa asnjë votë kundër apo abstenim.

Zëvendëskryeministri Momo Koprivica tha se këto ndryshime dërgojnë një mesazh të qartë se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin dhe se imuniteti nuk duhet të pengojë procedurat penale në rastet e veprave korruptive.

Ndryshimet konsiderohen të rëndësishme për forcimin e sundimit të ligjit dhe përparimin e Malit të Zi drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

SHARE