ANDRIJA MANDIQ MBETET NË KRYE TË KUVENDIT TË MALIT TË ZI

Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore

Kuvendi i Malit të Zi ka refuzuar nismën e Partisë Demokratike të Socialistëve për shkarkimin e kryetarit të Parlamentit të Malit të Zi, Andrija Mandiq.

Në votimin e fshehtë, 37 deputetë votuan për shkarkimin e tij, 41 kundër, ndërsa dy fletëvotime ishin të pavlefshme.

Pas këtij vendimi, vëmendja e Kuvendit është përqendruar te ndryshimet kushtetuese, të cilat janë kusht i rëndësishëm për mbylljen e Kapitullit 23 në negociatat me Bashkimin Evropian.

Mandiq u bëri thirrje deputetëve të opozitës që t’i mbështesin ndryshimet, duke paralajmëruar se koha për miratimin e tyre po mbaron.

Edhe ambasadori i BE-së në Mal të Zi, Johan Sattler, si dhe ministrja e Çështjeve Evropiane, Maida Gorçeviq, kërkuan mbështetje për ndryshimet kushtetuese, për të shmangur vonesat në procesin e integrimit.

Mali i Zi deri tani ka mbyllur përkohësisht 21 nga 33 kapitujt negociues, ndërsa synon që 12 kapitujt e mbetur t’i përmbyllë deri në fund të këtij viti.

SHARE