SHOQËRIA E MALIT TË ZI ËSHTË NJË HAP MË AFËR EVROPIAN

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, falënderoi Shefin e Delegacionit të BE në Podgoricë, Aivo Orav, për bashkëpunimin jashtëzakonisht të mirë me institucionet malazeze dhe kontributin personal në përparimin që Mali i Zi ka bërë në procesin e integrimit Evropian.

Gjukanoviq shprehu besimin e tij se shoqëria malazeze sot, pas skadimit të mandatit të tij, është një hap më afër me atë evropian.

Ai gjithashtu falënderoi Ambasadorin Orav për përpjekjet e tij në promovimin e procesit të ndërtimit të besimit midis aktorëve politikë dhe socialë në Malin e Zi, si një çështje e vështirë e trashëguar për të cilën ata punuan së bashku.

Siç u njoftua nga Kabineti, Presidenti shprehu mirënjohje të veçantë për ndihmën e BE ndaj Malit të Zi në trajtimin e pandemisë Covid-19.

Orav shprehu kënaqësi për bashkëpunimin shumë të mirë me Presidentin, Qeverinë dhe besimin e arritur me pothuajse të gjithë pjesëmarrësit në jetën politike të Malit të Zi.

Në atë linjë, siç thuhet, ai theksoi se dialogu politik do të jetë edhe më i rëndësishëm pas zgjedhjeve, gjë që është e rëndësishme për rrugën e mëtejshme të integrimit të Malit të Zi në BE.

Ambasadori tha se përparimi në fushën e lirisë së medias do të jetë një masë e rëndësishme në Raportin e ardhshëm të Progresit në vjeshtë.

SHARE