MILLATOVIQ: MALI I ZI SYNON ANËTARËSIMIN E PLOTË NË BE DERI NË VITIN 2028

Foto: predsjednik.me

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, deklaroi në Forumin e Sigurisë në Varshavë se synimi i vendit është anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2028, me të drejta dhe përgjegjësi të barabarta.

Ai theksoi se integrimi gradual duhet të shërbejë si urë drejt anëtarësimit të plotë dhe jo si zëvendësim apo arsye për shtyrjen e vendimeve politike.

Millatoviq rikujtoi se Mali i Zi ka mbyllur përkohësisht 21 nga 33 kapitujt negociues dhe është plotësisht i harmonizuar me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së.

Sipas tij, besueshmëria e Bashkimit Evropian do të varet nga përmbushja e premtimeve për zgjerim, ndërsa anëtarësimi i Malit të Zi do të dëshmonte se reformat dhe përkushtimi ndaj demokracisë sjellin rezultate konkrete.

Ai nënvizoi se zgjerimi është një investim strategjik në paqen, stabilitetin dhe sigurinë e Evropës.

SHARE