Foto: Ilustrim
Çmimet e reja të derivateve të naftës në Mal të Zi kanë hyrë në fuqi nga mesnata.
Sipas Ministrisë së Energjisë dhe Minierave, benzina Eurosuper 98 dhe Eurosuper 95 është shtrenjtuar me nga tre centë për litër, ndërsa Eurodizeli me dy centë.
Me çmimet e reja, një litër Eurosuper 98 do të kushtojë 1,84 euro, Eurosuper 95 do të kushtojë 1,80 euro, ndërsa Eurodizeli 1,98 euro.
Çmimi i vajit për ngrohje mbetet i pandryshuar, në 1,98 euro për litër.
Nga ministria kanë bërë të ditur se llogaritja e çmimeve është kryer në përputhje me vendimin për uljen e akcizës, me 20 për qind për benzinën dhe 10 për qind për eurodizelin.
Çmimet e reja do të vlejnë deri më 19 tetor, ndërsa përllogaritja e radhës do të bëhet po atë ditë.
Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi më 20 tetor.









