Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar reformën e re administrativo-territoriale, e cila parashikon reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 46, ndërsa 12 qarqet do të mbeten të pandryshuara.
Vendimi u miratua pas një seance maratonë, të shoqëruar me debate dhe protesta nga opozita.
Sipas ndarjes së re, 15 bashki do të humbasin statusin e tyre dhe do të bashkohen me bashki më të mëdha, me synimin për të përmirësuar administrimin e territorit, menaxhimin e financave dhe ofrimin e shërbimeve publike.
Reforma parashikon që territori i vendit të organizohet në 46 bashki, 71 qytete dhe 387 njësi administrative.
Mazhoranca argumenton se riorganizimi do të forcojë kapacitetet administrative dhe financiare të pushtetit vendor, ndërsa opozita e kundërshtoi propozimin, duke zhvilluar protesta gjatë procesit të votimit dhe jashtë Kuvendit.








