Foto: Shutterstock
Nga sot, 6 tetor, në Mal të Zi kanë hyrë në fuqi çmimet e reja të derivateve të naftës.
Të dyja llojet e benzinës janë shtrenjtuar me nga dy cent, ndërsa Eurodizeli është rritur me një cent për litër.
Eurosuper 98 tani kushton 1.81 euro, Eurosuper 95 1.77 euro, ndërsa një litër Eurodizel kushton 1.96 euro.
Ndërkohë, çmimi i vajit për ngrohje është ulur me katër cent dhe tani kushton 1.98 euro për litër.
Çmimet e reja do të jenë në fuqi nga 6 deri më 12 tetor 2026, ndërsa llogaritja e ardhshme do të bëhet më 12 tetor, pas së cilës do të përcaktohen çmimet që do të vlejnë nga 13 tetori.
Ministria e Energjisë dhe Minierave bëri të ditur se çmimet janë llogaritur në bazë të ndryshimeve të akcizës për benzinën dhe Eurodizelin.









