DUKAJ: BASHKËPUNIMI ËSHTË MBROJTJA MË E MIRË NDAJ KËRCËNIMEVE KIBERNETIKE

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, deklaroi se bashkëpunimi dhe gatishmëria janë thelbësore për përballimin e kërcënimeve kibernetike, të cilat, sipas tij, nuk njohin kufij.

Në konferencën për mbrojtjen e infrastrukturës kritike në epokën e inteligjencës artificiale, ministri Dukaj theksoi se mbrojtja e infrastrukturës kritike është çështje e sigurisë kombëtare dhe e besimit të qytetarëve tek institucionet.

Ai tha se Mali i Zi ka forcuar ndjeshëm sistemin e sigurisë kibernetike pas sulmit të vitit 2022, përmes ndryshimeve ligjore, krijimit të Agjencisë për Sigurinë Kibernetike dhe forcimit të mekanizmave operacionalë.

Dukaj vlerësoi gjithashtu se inteligjenca artificiale mund të përdoret si për sofistikimin e sulmeve, ashtu edhe për zbulimin e hershëm dhe reagimin ndaj tyre, ndërsa nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit me SHBA-në, partnerët evropianë, NATO-n, sektorin privat dhe komunitetin akademik.

SHARE